Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.


Futu nė chat
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Chatzl10
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

Gallery
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Empty
SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
Xhebraili
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
vissari
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
El-Fuego
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
drini-89
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
RiRi
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
dj-baba
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
dosti
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
king
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
miri
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_lcapABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Voting_barABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Vote_rcap 
Keywords
Gashi Meda
IP Addressa Juaj&Reklama
IP


 

 ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze

Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni

kanuni


Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Empty
MesazhTitulli: ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze   ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze Icon_minitimeSun Jun 15, 2008 3:55 am

Shkruar nga Blendina Cara

ImageNjė muze dedikuar grupit suedez tė popit ABBA do tė hapet kėtė qershor nė Stokholm. I frymėzuar nga muzeu i Beatles nė Liverpul, muzeu i "katėrshes fantastike" suedeze do tė jetė tre kate, duke u dhėnė mundėsinė njerėzve tė eksplorojnė pjesė tė ndryshme tė famės sė grupit, qė nga triumfi nė Eurovizion dhe karriera vit pas viti. Kjo e rikthen dhe njėherė nė qendėr tė vėmendjes grupin legjendar pas disa muajsh, kur emri i tyre u bė protagonist nė media pėr shkak tė vdekjes aksidentale tė batistit tė tyre 61-vjeēar, Ola Brunkert. Por, ku ndodhen sot katėr pjesėtarėt e famshėm tė grupit, si lindi ABBA dhe historitė e dashurisė mes dy ēifteve tė grupit?

Historia e ABBA-s

Historia e ABBA filloi nė vitin 1966, kur Bjorn Ulvaeus u takua me Benny Andersson pėr herė tė parė. Bjorn ishte anėtar i grupit muzikor "Hootenanny Singers", njė grup muzikor folku, ndėrkohė qė Benny luante nė organo me grupin mė tė madh tė popit nė Suedi "The Hep Stars". Ata tė dy shkruan kėngėn e tyre tė parė bashk atė vit dhe nė fund tė dekadės kishin vendosur njė marrėdhėnie tė rregullt si kompozitorė. Nė atė kohė, Benny ishte larguar nga grupit "The Hep Stars". Nė pranverė tė vitit 1969, Bjorn dhe Benny takuan dy femra, tė cilat do tė bėheshin jo vetėm tė fejuarat e tyre, por edhe gjysma tjetėr e grupit. Agnetha Faltskog ishte njė kėngėtare e suksesshme solo qė prej debutimit tė singėllit tė saj tė parė nė vitin 1967. Ajo dhe Bjorn u martuan nė korri8k tė vitit 1971. Anni-Frid Lyngstad, e njohur si Frida e kishte filluar karrierėn e saj muzikore pak pėrpara Agnetha-s. Benny dhe Frida u martuan nė tetor tė vitit 1978. Fillimisht, tė katėr anėtarėt bashkėpunuan duke kontribuar me kėngė apo me instrumentet, duke ndihmuar nė produksion apo si zė i dytė nė regjistrimet qė bėheshin solo. Nė vitin 1970, tingulli tėrheqės i katėr zėrave tė tyre u dha idenė qė tė vinin nė skenė njė pjesė kabareje "Festfolk". Pėrpjekja e parė dėshtoi, por nė pranverė tė vitit 1972 ata krijuan njė kėngė tė quajtur "People need love", e cila fitoi njėfarė fame nė Suedi. Nė atė kohė ato quheshin Bjorn & Benny, Agnetha & Anni-Frid.

Pjesėmarrja nė Eurovizion

Ato morėn pjesė nė konkursin suedez pėr pėrfaqėsimin nė Eurovizion, nė vitin 1973 mė kėngėn "Ring Ring". Ato dolėn tė tretėt, por albumi me tė njėjtin titull u bė hit nė shumė vende tė Evropės. Grupi hyri nė konkursin pėr nė Eurovizion sėrish vitin tjetėr, kėsaj radhe me kėngėn "Waterloo", e cila i ēoi nė Angli. Kėsaj radhe ato e bėnė emrin e grupit tė tyre "ABBA", akronim i katėr emrave tė tyre. Festivali i kėngės evropian "Eurovision" u mbajt me 6 prill, 1974 dhe rezultoi tė ishte njė prej momenteve mė tė famshme tė historisė sė ABBA-s, kur grupi fitoi vendin e parė. Menjėherė pas kėtij triumfi "Waterloo" ishte nė vend tė parė nė gjithė vendet e Evropės dhe madje arriti nė top-dhjetėshen amerikane. Albumi me tė njėjtin titull ishte njė hit nė Suedi. "Mamma Mia" ėshtė gjithashtu njė hit tjetėr i ABBA, i cili i ēoi ato nė vend tė parė nė Britaninė e Madhe dhe Australi. Vitit 1976 ishte koha kur ABBA u stabilizua plotėsisht si njė prej grupeve mė popullorė nė botė. Nė fund tė kėtij viti, ABBA hodhi nė treg albumin e katėrt, "Arrival". Albumi kryesoi nė gjithė paradat muzikore me hitet si "Money, Money, Money" dhe "Knowing me, knowing you". Kjo u pasua nga njė tur koncertesh nė Evropė dhe Australi nė vitin 1977. Singėlli tjetėr i famshėm "Gimme, gimme, gimme (A man after midnight)" doli nė vjeshtė tė vitit 1979 duke koinciduar me njė turne nė Kanada, SHBA dhe Evropė. Nė mars tė vitit 1980, ABBA bėri njė turne nė Japoni, i cili rezultoi koncerti i tyre i fundit live. Nė shkurt tė vitit 1981 imazhi i grupit tė pėrbėrė prej ēifte tė lumtura u shkatėrrua kur dy ēiftet njoftuan divorcet e tyre. Ato vazhduan tė punojnė sė bashku. Por nė fund tė vitit 1982, ata vendosėn tė ndaheshin, tė paktėn pėrkohėsisht.
"Ringjallja"
Pas mė shumė se dy dekadash nga "ndarja e pėrkohshme" e ABBA-s nuk ka pasur ndonjė ribashkim tė tyre. Por muzika e grupit vazhdon tė jetojė; vitet '90 u pėrballėn me njė ringjallje tė madhe tė hiteve tė tyre, me shumė filma qė pėrdorėn kėngėt e ABBA-ve si kolona zanore, duke tėrhequr jo pak vėmendje. Nė vitin 1999, nė Londėr u zhvillua premiera e "musical-it" tė famshėm "Mamma Mia!", bazuar nė kėngėt e ABBA. "Musical-i" vazhdoi dhe nė Broduei e sot ėshtė njė ndėr mė popullorėt nė botė, i parė nga mė shumė se 30 milionė njerėz. Nė pesė vjetorin e kėtij "musical-i" nė Londėr, nė vitin 2004, ishin tė pranishėm Bjorn, Benny dhe Frida, ndėrkohė qė premiera suedeze nė shkurt 2005 u ndoq nga tė katėr anėtarėt e grupit.

Agnetha Ase Faltskog-Ulvaeus
Datėlindja: 5 prill 1950
Ngjyra e flokėve: Bjonde
Ngjyra e syve: Blu
Kuzhina e preferuar: Kineze
Ngjyra e preferuar: Blu dhe e kuqe
Hobi: Muzika dhe noti
Grupi i preferuar: Beach Boys, Eagles, etj.
Influencuar nga: Beatles
Gjatėsia: 1.72 metra
Pesha: 56 kilogramė
Pija e preferuar: Uiski

Ku ndodhet tani

Faltskog krahasohet vazhdimisht me Greta Garbo-n pėr shkak tė pėrbuzjes sė tyre ndaj tė qenit nė qendėr tė vėmendjes. Nė njė intervistė 30-minutėshe nė njė televizion suedez nė vitin 2004, ajo tha se krahasimi me Garbo-n ishte produkt mediatik, pėr shkak tė ndrojtjes sė saj dhe ankthit nga shfaqjet publike. Nė intervistė, Faltskog gjithashtu theksoi se nuk e konsideron gjuhėn e saj angleze tė mjaftueshme pėr tė dhėnė njė intervistė. Ajo gjithashtu ka frikė nga fluturimi me avion dhe ka rrėfyer se nuk ka hipu nė avion prej 15 vitesh. Kur shkon jashtė vendit, ajo preferon tė udhėtojė me makinė. Ajo jeton nė njė ishull pranė Stokholmit, larg atmosferės sė zhurmshme tė qytetit.


Bjorn Christian Ulvaeus
Datėlindja: 25 prill 1945
Ngjyra e flokėve: Bjonde e errėt
Ngjyra e syve: Blu
Kuzhina e preferuar: Franceze
Ngjyra e preferuar: Blu
Hobi: Muzika, varkat
Grupi i preferuar: Eagles
Influencuar nga: The Beatles
Gjatėsia: 1.76 metra
Pesha: 61 kilogramė
Arsimimi: Studioi njė vit pėr drejtėsi
Pija e preferuar: Rumi dhe koka-kola

Ku ndodhet tani

Pas ndarjes me Agnetha-n, Bjorn u martua me gazetaren e muzikės, Lena Kallersjo, mė 6 janar 1981. Nga kjo martesė erdhėn nė jetė dhe dy vajza tė tjera. Aktualisht, Ulvaeus dhe Kallersjo jetojnė nė Stokholm. Nga viti 1984 deri nė vitin 1990 ata jetuan nė Britaninė e Madhe, ku Bjorn kishte njė biznes familjar me vėllain. Bjorn ėshtė gjithashtu njė prej tre personave qė kanė nė pronėsi "NoteHeads", njė kompani suedeze, e cila boton programin e komenteve muzikore "Igor Engraver". Ulvaues ėshtė anėtar i organizatės "International Humanist and Ethical Union" dhe mori ēmimin vjetor "Hedenius-priset" nė vitin 2006.


Anni-frid Lyngstad
Datėlindja: 15 nėntor 1945
Ngjyra e flokėve: E kuqe - kafe
Ngjyra e syve: Jeshile
Kuzhina e preferuar: E Karaibeve
Ngjyra e preferuar: Jeshile dhe e verdhė
Hobi: Muzika, jahtet dhe leximi
Grupi i preferuar: 10ē
Influencuar nga: Beatles
Gjatėsia: 1.72 metra
Pesha: 57 kilogramė
Pija e preferuar: Skoē

Ku ndodhet tani

Mė 26 gusht 1992, Lyngstad u martua me princin Heinrich Ruzzo Reuss. Princi u nda nga jeta nė vitin 1999, ndėrkohė qė njė vit mė parė vdiq nė njė aksident me makinė nė SHBA dhe vajza e saj, Lise-Lotte Casper. Nėpėrmjet martesės me princin Heinrich, i cili ishte student nė tė njėjtėn shkollė me konvikt me mbretin e Suedisė, ajo ka krijuar miqėsi me familjen mbretėrore suedeze. Ajo u bė mike e ngushtė me mbretėreshėn e Suedisė, Silvia. Sot, Anni-Frid merret me bamirėsi dhe ēėshtje ambientaliste nė veēanti. Nė vitin 2005 ajo theksoi nė njė intervistė se nuk kishte aspak interes nė njė karrierė muzikore, por 15 muaj mė vonė u kthye nė studion e regjistrimit.


Benny Andersson
Datėlindja: 16 dhjetor 1946
Ngjyra e flokėve: Bjonde e errėt
Ngjyra e syve: Blu
Kuzhina e preferuar: Polineziane
Ngjyra e preferuar: Blu, e kuqe, e verdhė
Hobi: Muzika, jahtet, leximi
Grupi i preferuar: The Beatles
Influencuar nga: Gjyshi
Gjatėsia: 1.80 metra
Pesha: 75 kilogramė
Pija e preferuar: Birra dhe uji

Ku ndodhet tani
Andersson aktualisht luan muzikė folk, qė prej viteve '90 me bandėn e tij muzikore "BAO; Benny Anderssons Orkester". Banda pėrbėhet nga 16 muzikantė, me lokaliste Helen Sjoholm dhe Tommy Korberg, nganjėherė me tekste tė shkruara nga ish-partneri i tij muzikor dhe miku i tij i 40 viteve, Bjorn Ulavaues. Grupi muzikor "BAO!" sė fundmi ka arritur njė rekord tė ri nė Suedi, nė paradėn muzikore "Svensktoppen", duke qėndruar aty pėr 184 javė. Grupi qėndroi nė krye tė listės deri mė 15 janar tė vitit 2008 me kėngėn "Du ar min man" (Ti je burri im), e kėnduar nga Helen Sjoholm.

Agnetha dhe Bjorn

Mė 6 korrik 1971 Bjorn dhe Agnetha u martuan mes qindra miqve dhe fansave tė tyre. Ata patėn dy fėmijė, Linda Elin Ulvaues, 1973 dhe Peter Christian Ulvaues, 1977. Ēifti vendosi tė ndahej nė fundtė vitit 1978 dhe Agnetha iku nga shtėpia e tyre e pėrbashkėt natėn e Krishtlindjeve tė atij viti. Nė vitin 1979, ēifti bėri kėrkesė pėr divorc, i cili i finalizua nė qershor tė vitit tjetėr. Ata ranė dakord qė divorci i tyre tė mos ndėrhynte nė pėrgjegjėsitė qė ato kishin nė grupin ABBA. Faltskog u martua pėr herė tė dytė nė dhjetor 1990, me njė kirurg tė quajtur Tomas Sonnenfeld.

Frida dhe Benny

Frida Lyngstad dhe Benny Andersson u njohėn nė maj tė vitit 1969. Ato u fejuan shumė shpejt dhe filluan tė jetojnė bashkė nė vitin 1971. Ata qėndruan nėntė vite tė fejuar dhe u martuan mė 6 tetor 1978, nė kulmin e suksesit tė grupit ABBA. Por lidhja e tyre pas martesės nuk ishte e thėnė tė zgjaste shumė. Dy vite pas dasmės sė madhe, ata u divorcuan. Ndarjen e tyre e bėnė publike qė nė vitin 1980, por divorci u finalizua nė vitin 1981. Benny u martua mė pas me prezantuesen televizive, Mona Norklit nė nėntor tė po atij viti dhe ka njė djalė, Ludvig, i cili ka njė grup muzikor, "Ella Rouge".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ABBA, historia e katėrshes fantastike suedeze
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kompania softuerike suedeze blen The Pirate Bay
» Historia Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Hapėsira Muzikore ::. :: Muzika-
Kėrce tek: