Hapėsira nė YouTube nė shitje
Pėrfitimi me anė tė kėshillimeve se si tė gjendesh nė mes e pesė apo dhjetė rezultateve tė para nė Google ėshtė njė biznes i praktikuar qė moti. Tani kjo strategji ka kaluar edhe nė shėrbimet shoqėrore, prandaj qė sot do tė ia filloj edhe nė YouTube.
Shėrbimi i Google pėr video ka mbi njė miliard vizita brenda ditės. Kompania uSocial.net, e cila kėtė vit ėshtė bėrė e njohur pėr shitjen e adhuruesve nė Facebook dhe njerėzit tė cilėt ndjekin pėrmbajtje tė caktuara nė shėrbimin pėr mikro-blogje Twitter, tani u mundėson qė tė forcojnė praninė e tyre nė YouTube duke vendosur video materialet e tyre para syve tė dhjetėra mijėra njerėzve.
"Gjithmonė tentojmė tė zgjerojmė operacionet tona nė fushėn e marketingut shoqėror, e YouTube ėshtė hapi logjik i radhės. Video marketingu ėshtė njė medium shumė i fuqishėm, dhe njė prej atyre qė shumė njerėz do ta bėnin me dėshirė", ka thėnė udhėheqėsi i uSocial, Leon Hill.
Problemi kryesor tek YouTube, thonė nė uSocial, ėshtė se shumica e njerėzve me anė tė rrugės sė rėndomtė vėshtirė arrijnė tė shfaqin video incizimet e tyre tek njė numėr mė i madh prej dhjetėra mijėra njerėzve.
"Duke pėrdorė disa metoda tė cilat i kemi zhvilluar, mundemi qė njė video krejtėsisht tė panjohur ta vendosim para syve edhe tė miliona njerėzve, e kjo mund tė nėnkuptojė pėrfitim tė madh pėr kėdo nė biznes. Madje, njė video tė caktuar mund tua servojmė grupeve tė caktuara tė interesit, me tė cilėn gjė shėrbimi bėhet edhe mė efektiv", ka shtuar Hill.
YouTube ende nuk kanė dhėnė mendimin e vet pėr kėtė lajm, edhe pse nga uSocial thonė se i kanė informuar.
Shėrbimi bėhet aktiv sot, e uSocial tanimė ka filluar tė pranojė porositė e para. /Telegrafi/