Atletico ka refuzuar 122 milionė euro
Atletico de Madrid ka refuzuar mundėsinė pėr tė shtuar nė arkė 122 milionė euro pėr katėr lojtarė, tė cilėt i ka mbajtur nė skuadėr, pas rikthimit tė klubit nė Ligėn e Kampionėve.
Los Colchoneros kanė pasur njė fushatė tė suksesshme sezonin e kaluar dhe kjo ka qenė arsyeja qė shumė skuadra tė mėdha evropiane janė interesuar pėr shėrbimet e lojtarėve tė Atleticos.
Megjithatė hierarkia e drejtuesve tė skuadrės nga kryeqyteti spanjoll ėshtė betuar se nuk do tė lejojė largimin e asnjėrit nga lojtarėt e mėdhenj nga skuadra.
Atraksioni kryesor pėr skuadrat e mėdha ka qenė Sergio Aguero pėr tė cilin janė interesuar Manchester Unitedi dhe Real Madridi. Pas deklaratės sė tij se ai kurrė nuk do tė kalonte te rivalėt e kryeqytetit, kishte pranuar njė ofertė prej 55 milionė eurosh nga Djajtė e Kuq.
Tottenhami ka qenė i gatshėm tė paguajė 21 milionė euro pėr tė fituar shėrbimet e Diego Forlan, Inter dhe Fiorentina i kishin bėrė gati paratė (22 milionė euro) pėr ta transferuar Maxin, ndėrsa Chelsea e dėshironte nė Londėr portugezin Simao.