Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::...
 Home
 Portali
 Forum
 Lista e Antarve
 Galeria
 Lajmet Flash
 Profili
 FAQ
 Testi I Dashuris
favoritos.gif Media & Muzika
 Telivizionet Live
 Video Klipe
 Ruzulltatet Sportive
 Mp3 Falass
 Mp3 RAP
 Kerkesa Muzikore
 Melodi Per Celular
icon_community.gif Argėtim-Zbavitje
 Video Humoristike
 Luani Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi Fotografik
 Tema tė Ndryshme
som_downloads.gif Shkarkime & Links
King-Rap Tolbar
Programe
Shkarko Scripte
Chat Programs
 Kėrko nė Forum
 Liderėt e forumit
 Ndihmė
 Kėrko
Moti Momental

Permbajta e ksaj faqe kerkon flash player per instalim kliko mbi ket tekst.

Futu nė chat
Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik Chatzl10
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008
HTML clipboard
Top 5 softuerėt antivirus pėr 2008

1. Bit Defender

2. Kaspersky

3. Eset NOD32

4. Trend Micro Antivirus

    plus AntiSpyware 

5. F-Secure Anti-Virus 

Gallery
Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik Empty
SMS Falas nga KING-RaP
Partnerėt
>>> AlBaZeMeR <<<

XoFaCe

->>Ks-MaX <<<---

->> KoSoVa.Li <<<---

 ->> Muzik-Anglisht <<<---

V.I.P Galeri

Top posters
kanuni
Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik Vote_lcapShaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik Voting_barShaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik Vote_rcap 
Xhebraili

vissari

El-Fuego

drini-89

RiRi

dj-baba

dosti

king

miri

Keywords
Gashi Meda
IP Addressa Juaj&Reklama
IP

 Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
kanuni

kanuni

Numri i postimeve : 1130
Join date : 10/06/2008

Character sheet
vissi: Lojra

Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik Empty
MesazhTitulli: Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik   Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik Icon_minitimeThu Jul 10, 2008 2:08 pm

Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik

Nėse ka patur ēaste mė dramatike nė historinė e kombit shqiptar, ato kanė qenė vitet e zeza tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė 19-tė dhe fillimet e shekullit tė 20-tė. Kėtė tragjedi na e kanė sjellė fazat e krijimet e konsolidimit tė kombeve pas shekullit tė 17-tė.
Pa u futur nė hollėsi tė argumenteve historikė, shėnojmė se pikėrisht nė kėtė periudhė trazirash e matrapazllėqesh tė shteteve evropiane dhe sidomos atyre ballkanike, u zhvilluan tri ngjarje tė shėnuara, qė synuan ta zhbinin kombin shqiptar dhe qė kėto synime, pothuajse shkuan deri nė pragun e arritjes sė qėllimeve, e ato kanė qenė: Traktati i Shėn Stefanit, Kongresi i Berlinit nė vitin 1878, si dhe Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr nė fillimin e shekullit tė 20-tė, qė edhe sollėn konkretisht zhvillimet tejet dramatike kur ushtruan aktivitetin atdhetar dhe ranė shehit (dėshmorė) shumė shqiptarė nė mbrojtje tė drejtave elementare.
Vetėm pak vite para Traktatit tė Shėn Stefanit e Kongresit tė Berlinit, ne shqiptarėt kishim 114 mijė km tokė, ndėrsa nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, u hupėm me vetėm 28 mijė km. Prej se kur kemi lindur si popull e komb, nuk e kemi pėsuar asnjėherė tragjedi kaq tė madhe, ēfarė na na ndodhi vetėm nė kohėn prej Traktatit tė Shėn Stefanit, deri nė Konferencėn e Ambasadorėve, e theksoj tė ambasadorėve, e jo tė kryeministrave apo tė rrangjeve mė tė larta tė garniturės politike evropiane tė asaj kohe.
Beteja e Lumės, aktualisht ka pėrcaktuar edhe ngjarjen mė tė madhe tė asaj kohe nė tė gjithė trevat shqiptare, ku spikati shpirti shqiptar e qėndresa pėr tė rezistuar kundrejt veprimeve shoviniste serbe pėr gllabėrimin e kombit shqiptar.
Dua tė flas pėr patriotin shtiqajan Shaqir Daut Bashėn, i cili me veprėn e tij, u shndėrrua nė simbolin e qėndresės e trimėrisė, duke u treguar armiqve shekullor, se nuk ėshtė kollaj tė shkelėsh nė tokėn shqiptare.
Shaqir Daut Basha, lindi nė vitin 1868, dhe, dhjetė vjet mė vonė, Shqipėria, formėsoi shtetin e vet nėpėrmjet aktit tė madh tė Lidhjes, tė vetmin shtet etnik, ku pėrfshiheshin tė gjithė territoret shqiptare, tė cilat na rrėshqitėn nga dora, e kurrė nuk mundėm mė deri nė ditėt tona, t’i marrim, pėr shkak tė intrigave e shovinizmave tė shteteve fqinj, kryesisht Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė e Greqisė, me ndihmėn e pėrkrahjen e fuqive tė mėdha, e veēanarisht Rusisė.
Atė kohė, Shaqiri, ishte dhjetė vjeē, por ruajti thellė nė kujtesė patriotėt e asaj kohe, qė e bėnė kėtė Lidhje, por edhe hasmin, i cili kėrkonte ta bėnte realitet thėnien e Bismarkut antishqiptar, se Shqipėria ėshtė vetėm njė nocion gjeografik nė Evropė. Nė kėto kushte dhe nė kėtė mjedis, u formua ai si njė shqiptar malėsor, qė e donte vendin dhe do t’i dilte zot pikėrisht atėhere kur i duhej tokės e popullit tė vet.
Nė vitin 1912, ishte nė moshėn 44 vjeē, ose mė e mira stinė e njeriut dhe tani, jo si nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kur ishte i vogėl. Nė kėtė periudhė ishte njė person me autoritet dhe i dėshmuar si burrė trim, i urtė, me fjalėn me peshė e me vend, e shumė i respektuar nga fshati Shtiqėn e mė gjėrė. Ai jo vetėm qė pėrjetonte ngjarjet, por edhe u shqua nė kėtė kohė edhe si organizator i popullit tė fshatit dhe krahinės, pėr tė pėrballuar agresionin e armikut tonė shekullor siē ishte Serbia.
Babai i tij, Daut Basha, qe njė familje e devotshme nė fshat dhe e kishte rritur me shumė mundim, me skamje e varfėri tė tejskajshme, por nga ana tjetėr, ai i kishte dhėnė djalit tė vet dhe gjithė moshatarėve tė tij pasurinė mė tė madhe. E kishte ushqyer me patriotizmin dhe atdhedashurinė e flaktė. “Kėtė pasuri qė po la jap, mor bir, do ta pėrdorėsh kur vendi tė jetė mė mzor”, - i thoshte herė pas here i ati tė birit. Dhe kėshtu ndodhi.
Nėntori i vitit 1912, kishte ardhur i zi, ashtu siē kishte ardhur edhe vetė koha. Pleqtė qė e mbanin mend atė kohė si Brahė Osmani, Xhafer Shema, Ramadan Zela, Hajrulla Sula, Zenel Osmani, tregonin se “Aso moti nuk kishte bėrė vaki kurrė. Shiu, i pėrzier me borė nuk pushonte natė e ditė, ndėrsa mjergulla t’i qorronte sytė”. Hasmi serb, duke u udhėhequr prej fjalės sė moēme se “ujku mjergull do”, kishte kujtuar se do t’ia dalė mbanė programit tė vet. Me egėrsi 26 mijė trupa ushtarake tė armatosura tė regjimentit tė divizionit Shumadia 1, nė kuadėr tė armatės sė krajlit serb, i nisi nė drejtim tė Kosovės e Lumės, pėr tė masakruar popullin e djegė tokat e lashta shqiptare. Siē duket, e kishte zėnė tė lehtė pushtimin e Shqipėrisė, pėr tė dalė nė det, ndėrsa Lumėn nuk e kish llogaritė.
Por pėr tė dalė nė detin Adriatik, duhej shkelė Luma sė pari. Planet e detajuara tė ushtrisė pushtuese, dolėn ndryshe. Rrafshja e Lumės, e organizuar pėr tė pėrballuar okupimin, kishte pėrcaktuar Qafėn e Kolesjanit, pėr t’i sjellė vdekjen e 16 mijė trupave serbe dhe pėr ta shpartalluar keq armikun. Kjo krahinė heroike e dėshmoi veten, duke e shndėrruar tokėn e vet nė njė varr tė madh pėr ushtarėt pushtues, duke i dhėnė mėsim historik Serbisė dhe kujtdo qė shkelė kėtė vend.
Ushtria u thye dhe po tėrhiqej e ēorjentuar secili pėr tė shpėtuar kokėn. Fshati Shtiqėn, ashtu si gjithė Luma, ishte i organizuar dhe nė gadishmėri. Me veprime energjike dhe tė shpejta, i preu udhėn armikut serb dhe e sulmoi pa mėshirė. Komandantėt serbė, duke e kuptuar se malėsorėt janė tė organizuar dhe tė vendosur pėr ta shpartalluar pėrfundimisht kėtė ushtri, u munduan tė rrezistonin pėrsėri. Kosa e Halim Shehut, u dha zemėr edhe mė shumė tė gjithė luftėtarėve malėsorė. Si cung bunge ishin bėrė tė gjithė malėsorėt e Lumės, tė paluejtshėm e tė pamposhtur nė tokėn e baballarėve tė vet.
I dėrmuar e i shpartalluar plotėsisht, armiku tentonte pa shpresė tė ikte, por nuk kishte si dhe nė vendet e quajtura Bungajė, nė Rrotllare, te Bunga Kryq, pranė lumit Luma, ishte ngujuar edhe luftėtari Shaqir Dauti me pesė luftėtarė tė tjerė. Ishte detyra qė e kishte marrė pėrsipėr. Edhe pse e thirrėn tė ndėrrojė vend, qė t’i shmanget sado pak hordhisė armike ai, atdhetarėt Brahė Osmani, Rizė Alia etj, nuk ikėn, por u pėrleshėn me hasmin. Nė kėtė ngjarje tė datės 17 Nėntor tė vitit 1912, Shaqir Dauti, fyt a fyt me serbėt, ra heroikisht. Ra heroikisht, por jetėn e vet e paguan shtatė ushtarė serbė, tė cilėt i vrau, ashtu siē bėnė edhe bashkėfshatarėt e tij, Halim Shehu, Mustafė Dogjani, Rustem Shehu, Baftjar Tahiri, Nuhi Jesharri, Brahė Osmani, Rizė Alia etj.
Studiuesi Shefqet Hoxha nė librin e tij “Luma nė luftėrat pėr liri”, thekson se “te Lisi i Madh, nė luftime me serbėt, dhanė jetėn 12 shtiqjanė, ndėrsa nė Bungajė, Shaqir Dauti u thirri shokėve: Bini djem e bini burra, ja shehit, ja gazi, dhe lufta plasi edhe me mė shumė furi”.
Ndėrsa rapsodi dhe poeti popullor nga Dibra, Haziz Ndreu, nė poemėn e tij rapsodike, “Valėt e Drinit tė Zi”, e pėrjeton ngjarjen me vargje homerike:

Maja e Rrunės vrantue ish pėr gjithė anė
Dhe Gjalica kish varė kryet ndėr kambė
Kur i shifshin retė e murrme shllunga-shllunga
Rrafshes Lumės nėpėr qarra e nėpėr bunga.

Dhe mė poshtė, ai pėrshkruan trimėrinė e burrave shtiqjanė, tė cilėt hidheshin mbi armikun si dragoj:

Mas Halimit po shkojka dhe nji djalė
I shtiqjanė qenka ky Shaqir Dauti
Gjithė atė ditė pėr me dekė zotit i luti
Be Halimin zunė te lisi nė bashti
Te pėrgju me u ndesh me zapti
Me t’pėrpjekė janė ndeshė kosė e bajoneta
Trim Halimi e Shaqiri nė bashti
Qerrė me thika me zaptijet gji mė gji…

Kjo ka qenė vepra e kėtyre burrave shqiqjanė. Ky ka qenė akti heroik i Shaqir Dautit, kėtij trimi tė rrallė e atdhetar. Me vendim tė Komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor tė Rrethit, numėr 29 datė 1.4.1985, patrioti Shaqir Daut Basha, shpallet dėshmor i Atdheut dhe mė datėn 26.1.1993, ėshtė dekoruar nga Presidenti i Republikės Sali Berisha, me Urdhėrin “Pėr veprimtari patriotike tė Klasit tė II”, duke u shndėrruar i pėrjetshėm nė kujtesėn e brezave.
Beteja e Lumės ėshtė quajtur mė madhėshtore se e Termopileve nė Greqinė e lashtė, por historia mjerisht pak e ka vėnė nė theks atė. As nė betejat e famshme historike tė Hanibalit, Ēezarit apo Bonopartit, nuk janė vrarė kaq shumė ushtarė. Historiografia jonė thotė se kanė mbetė mbi 12 mijė serbė, ndėrsa vetė historianėt serbė thonė se kanė lėnė kockat nė Lumė 16-18 mijė. Kjo e fundit ndoshta ėshtė e vėrteta, pasi agresori e ka ditė mė mirė se kushdo tjetėr inventarin e forcave tė veta ushtarake. Sidoqoftė kjo mbetet nė faqet tona tė historisė si njė prej ngjarjeve mė tė mėdha e heroike shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shaqir Daut Basha 1868-1912 dhe kontributi i tij patriotik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: .:: Mė Pranė Njėri-Tjetrit ::. :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: