Vidioklipe apo pornoklipe?
Fillimisht deshiroj tu pershedes !
Inspririmi per te hapur nje diskutim te tille me erdhi nje dite te diele ku isha pushim dhe mendova ka kaloja ne shtepi.
Cte shoh, klipet e reja qe dalin dita -dites po shoqerohen gjithnje e me teper nga lakuriqesi dhe nga perfomanca teper provokuese.Nuk e di ne eshte me mire te shprehem se kemi te bejme me femra gjysem te veshura apo gjysme te zhveshura. Tek e fundit cfare e ben nje klip te shitet?
Jo vetem kaq por dalin cdo dite kengetare, cdo dite "yje e talente" me tekse kengesh per te ardhur keq dhe me shume e shume pak vlera.
Nese shitet nje kasete epo video cd le ti themi flm veshjes sepse tekset dhe subjektet qe trajtohen jane komplet pa vlere ne mbi 80% te kengeve.
Lere me pas te mos i hyjme piraterise muzikore ku shumica e kengeve jane te importuara, nga Greqishtja, turqishtja bullgarishtja etj etj.
Nuk eshte cudi qe dhe mua te me shihni nje dite si kengetar ku ne raklame te thuhet se: pas albumit te peste talenti ne fjale nxori albumin e gjashte etj etj...
Nuk e di cfare opioni keni ju ne lidhje me kete fenomen?