Jackman do të udhëheqë Oskarin
Aktori australian, i cili luan krahas Nicole Kidman në filmin e ri “Australia”, është zgjedhur të qëndrojë në ballë të ceremonisë së 81-të vjetore të ndarjes së çmimeve më prestigjioze të filmit.
Ceremonia e ndarje së çmimeve Oskar (më 22 shkurt në Los Angeles) këtë vit do të drejtohet nga procentë të ri, grup i ri regjisorësh dhe drejtor të ri të muzikës.
“Duam që ceremonia të jetë argëtuese. Hugh mund ta mbajë ekranin dhe mund ta mbajë skenën. Ai duket mrekullueshëm i veshur në smoking (veshje të mbrëmjes)”, thotë Laurence Mark, producent i transmetimit