McCartney udhërrëfyes i Bonos
Sir Paul McCartney e ka shëtitur personalisht vokalistin e grupit "U2", Bono, nëpër qytetin e tij të lindjes Liverpul.
Ish-anëtari grupit legjendar “The Beatles” e ka udhëhequr frontmenin e “U2” nëpër Liverpul duke ia treguar vendet të cilat e kanë inspiruar atë për t’i shkruar hitet e tij.
“E dua Liverpulin. Askund nuk është më mirë se në shtëpi”, është shprehur McCartney. Ndërsa Bono ka pranuar se është ndier sikur të ishte ndonjë mbret kur ka pasur mundësinë që për udhërrëfyes ta ketë legjendën McCartney.