Knightleyt i pëlqejnë gjinjtë e saj
Aktorja, Keira Knightley, ka refuzuar të lejojë rritjen e gjinjve të saj në mënyrë digjitale, pasi që ajo është shumë krenare me trupin e saj.
23-vjeçarja e ka kundërshtuar sugjerimin e bosëve filmikë të cilët dëshironin t’i shfrytëzojnë metodat kompjuterike për rritjen e gjinjve të saj të vegjël për filmin e ri, “The Duchess”.
“Ajo ka thënë se figura e saj duhet të mbetet në formën e saj natyrore. Ajo është shumë krenare me trupin e saj dhe nuk dëshiron ta ndryshojë atë”, ka thënë një burim për gazetën britanike, Daily Mail.